Kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit të qendrës shëndetësore nr. 1 në Tiranë, deklaroi se ndër të tjera, po punohet që të njihet certifikata e vaksinimit dhe në Bashkimin Evropian.
“Rritet interesi për vaksinimin AntiCovid gjatë muajit të hapur të vaksinimit masiv, teksa po punohet për njohjen së afërmi të certifikatës së vaksinimit, si pjesë e integruar në sistemin e Bashkimit Europian”, tha Rama.
Rama ndër të tjera shtoi se: “Kontrolli Mjekësor Bazë, është një tjetër program i shëndetit publik, qe ka rifilluar në çdo qendër shëndetësore, shumë i dobishëm për parandalimin e sëmundjeve kronike dhe monitorimin e pasojave post-Covid”.
Kujtojmë se muaji shtator është muaj i hapur i vaksinimit, ku cilido që është mbi 18 vjeç mund të vaksinohet.