Aktualitet

Rama konferencë për mediat: Sulmi kibernetik, nga një shtet tjetër

Shkruar nga Liberale
Rama konferencë për mediat: Sulmi kibernetik, nga një shtet

Kryeministri Edi Rama ka folur për sulmin kibernetik mbi faqet qeveritare. Në një deklaratë për mediat, kreu i qeverisë tha se, është sulm nga një shtet, por që nuk është identifikuar ende nga dy shtetet e dyshuara.

“Sulmi nuk është një sulm i organizuar nga hakera të zakonshëm dhe as nga grupe njerëzish të kësaj bote të errët që bëjnë shpesh herë ndërmarrje të tilla edhe ndaj shteteve shumë më të mëdha duke bllokuar dhe sisteme kritike për të vendosur gjoba të majme. Ky është një agresion i organizuar nga një shtet. Nuk kemi ende të gjitha provat për të përcaktuar një prej prej dy shteteve të dyshuara. Kjo është pjesa më delikate”, deklaroi Rama.

Qeveria njofton dje se e-Albania është rikthyer në funksion për 1118, nga 1225 shërbimet elektronike që ofron për qytetarët shqiptarë.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH