Një e re që nisi universitetin 5 javë më parë u shtri në krevat me dhimbje koke dhe të përziera. Pandehte se ishte prekur nga virusi i gripit, por e vërteta ishte krejt tjetër.
Alisha Bartolini, nga Wigan i Britanisë Së Madhe, nisi të përjetonte simptoma të ngjashme me ato të gripit gjatë semestrit të parë të Universitetit në Liverpool.
Adoleshentja mendoi se ishte prekur nga gripi dhe u shtri në krevat e dërrmuar pas një nate jashtë me miqtë e saj për festën e Halloween. Por Alisha nuk u zgjua më kurrë.
Autopsia zbuloi që 18-vjeçarja nuk ishte prekur nga virusi i gripit, por vuante nga meningjiti.
Nëna e saj, Michaela Bartolini, thotë se do të bënte gjithçka për ta dëgjuar edhe një herë të qeshurën e së bijës.
Ajo po përpiqet që tashmë dhimbjen ta kthejë në forcë në mënyrë që nënat e tjera të mos vuajnë si ajo dhe asnjë e re të mos humbë jetën nga mosvaksinimi.
Bartolini ka nisur tashmë një fushatë dhe po bën gjithçka mundet që të sigurohet që të rinjtë të vaksinohen kundër meningjitit. /tvklan.al