Sport

Ra nga karrigia në shtëpinë e të moshuarve! Zbulohet shkaku i vdekjes së ish-futbollistit të famshëm anglez

Shkruar nga Liberale
Ra nga karrigia në shtëpinë e të moshuarve! Zbulohet shkaku

Bobby Charlton i kaloi vitet e fundit të jetës në shtëpinë e të moshuarve "The Uillous", e cila është e specializuar në kujdesin e pacientëve që vuajnë nga demenca.

Pas vdekjes së tij më 21 tetor, në shtëpinë e të moshuarve ku ai ndërroi jetë u krye një hetim, i cili tregoi se rënia e Charlton nga një karrige, e cila rezultoi me lëndime të rënda, i shkaktoi 'pjesërisht plagë fatale'.

Legjenda e Anglisë dhe Manchester United, u ngrit nga karrigia, humbi ekuilibrin dhe më pas u përplas në pragun e dritares me forcë të plotë dhe hetimi zbuloi se ai pësoi një goditje shumë të fortë dhe gjithashtu theu një brinjë. Charlton ishte në një gjendje shumë të keqe shëndetësore, pasi autopsia tregoi se ai ka shumë të ngjarë të kishte zhvilluar pneumoni.

Përfaqësuesja e shtëpisë së të moshuarve, Tamara Simmons, tha se Charlton kishte nevojë për 'ndihmë të plotë me jetën e përditshme'. Mjekja ligjore arriti në përfundimin se vdekja e tij ishte shkaktuar nga sëmundja e mushkërive, demenca dhe një rënie aksidentale nga një karrige.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH