Aktualitet

Qytetarët shkelin urdhrin, policia mbyll lokalet

Shkruar nga Liberale
Qytetarët shkelin urdhrin, policia mbyll lokalet

Rrugët e Tiranës sot kanë qenë plot me qytetarë, ndërsa bizneset, përfshi edhe lokalet kanë qëndruar hapur duke mirëpritur klientët si në një ditë të zakonshme.

Një ditë më parë kryeministri Rama tha se regjimi i lëvizjes gjatë kësaj jave do të jetë si javën e shkuar, duke mos dhënë më sqarime, por u desh një urdhër i mbrëmjës së vonë të Ministrisë së Shëndetësisë për të specifikuar se gjatë fundjavës do të lëviznin deri në orën 21:00 vetëm nënat me fëmijë dhe pensionistët.

Po ashtu u tha se do të lejoheshin të qendronin hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë.

Por, ndryshe ndodhi në orët e paraditës, gjë e cila ka detyruar policinë që të dalë në rrugë, duke iu kërkuar lokaleve që të mbyllin qepenat.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1143066,1143065"]

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH