Aktualitet

Qëndrimi i Holandës për negociatat, reagon Rama

Shkruar nga Liberale
Qëndrimi i Holandës për negociatat, reagon Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në Kuvend mbi debatin e djeshëm në Parlamentin holandez për integrimin e Shqipërisë.

Rama tha se procesi i integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është trajtuar si një çështje e politikës së brendshme të atij vendi.

"Në debatin e djeshëm në Parlamentin Holandez dikush që ka qenë i vëmendshëm që ka dëshirën të kuptojë e ka parë se si e gjithë çështja e ecurisë së mëtejshme të Shqipërisë apo Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit është trajtuar si një çështje e politikës së brendshme të atij vendi. Besoj se duke ndjekur debatin në Parlamentin holandez kushdo që dëshiron të kuptojë ka mundur të kuptojë që të gjitha fjalimet e bëra në Parlament janë drejtuar elektoratit të atij vendi", u shpreh Rama. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH