Showbiz

"Pse duhet të zhvishesh?", fansat e Chiara Ferranit tronditen nga fotoja e re nudo, shpërthejnë në kritika

Shkruar nga Liberale
Chiara Ferrani ka postuar një tjetër foto nudo të saj në Instagram, këtë herë duke shkaktuar zemërimin e ndjekësve të saj. Influencuesja italiane me gati 30 milionë ndjekës pozon e zhveshur, e veshur vetëm me të brendshme para pasqyrës, ndërsa në të njëjtën kohë mbulon gjoksin me duar. Që në minutat e para të publikimit, Ferrani mori mijëra komente, ku një pjesë e madhe e publikut të saj online e kritikoi atë.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Chiara Ferragni ✨ (@chiaraferragni)

“Pse po zhvisheni?”, “Mjerë fëmijët e saj”, “Nuk mund të bëni një foto të veshur, ndoshta pëlqimet janë ulur?”, “Postimi vetëm për të shkaktuar një vërshim komentesh negative është i trishtueshëm”, “Meqë nuk promovoni ndonjë kompani të brendshmesh, pse duhet ta bëni këtë foto? Për të nxjerrë në pah k@@t tuaj”, kanë komentuar disa nga ndjekësit e saj. Disa, me stil ironizues, i sugjeruan asaj t'i bashkohej Only Fans, ndërsa të tjerë shkruanin se ajo i ka arritur kufijtë e pornografisë. Në të kaluarën, fotot nudo të Ferranit nuk trajtoheshin në këtë mënyrë. Italianja e identifikoi trupin e saj të zhveshur me slogane në favor të lirisë së grave për të postuar çfarë të duan në internet. Ndaj, profili i saj në rrjetet sociale është i mbushur me foto nudo, të cilat me kalimin e kohës filluan ta bezdisin audiencën e saj dhe sloganet pro femrave “u zbehën” si rezultat i së cilës tashmë përkthehen si “nevoja për vëmendje dhe dukshmëri”. Paraqitjet e saj nudo në rrjetet sociale Në prill, ajo u gjet në një hotel me pesë yje në Afrikën e Jugut dhe u kap në "vaskën e saj personale" siç shkruan ajo në postim. Në imazhe, influencuesja e veshur vetëm me të brendshme, duket se po shfrytëzon në maksimum bukurinë e natyrës. Më herët në shkurt, ajo postoi një seri fotosh në të cilat pozon me një set të brendshme të zeza dhe buzëqesh para kamerës. “Të ndiej veten me këto të brendshme të zeza”, ka shkruar Chiara Ferrani në postimin e saj. Në fund të vitit 2022, ajo ndau një postim provokues me bashkëshortin e saj, Fedez, me të cilin kanë dy fëmijë. Në postimin e tyre të përbashkët, të dy janë të shtrirë në shtrat të zhveshur, duke kaluar një moment privat. Në mbishkrimin e postimit të saj, Ferrani ka shkruar: “Vend i sigurt” duke iu referuar burrit me të cilin është prej gjashtë vitesh. Kjo nuk është dalja e tyre e parë në rrjetet sociale, ku tregojnë dashurinë e tyre. Në një tjetër foto të publikuar nga italiania gjatë verës, objektivi i ka kapur në një tjetër pozë provokuese.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH