Aktualitet

“PS ka kërkuar me dhunë votën e administratës”, Luçiano Boçi thirrje qytetarëve: Dilni masivisht në votime. Bëhuni pjesë e ndryshimit

Shkruar nga Liberale
“PS ka kërkuar me dhunë votën e administratës”,

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit Luçiano Boçi i ka bërë thirrje sot qytetarëve që të marrin masivisht pjesë në votime dhe të bëhen pjesë e ndryshimit në bashkinë e Elbasanit.

“Dilni masivisht në votime nëse doni një bashki me shërbime më të mira dhe me zhvillim ekonomik. Fitorja është e sigurt, ndryshimin e kërkon sot i madh e i vogël. bashkë do e sjellin e bashkë do e bëjmë ndryshimin, Sot vendoset fati i qytetit dhe i fëmijëve tanë”.

“Dilni dhe votoni, bëhuni pjesë e ndryshimit dhe e fitores për bashkinë që do i përkasë që nga nesër të gjithë qytetarëve”.

“PS e ka mbështetur fushatën e saj në akuza të pista, siç edhe kanë qenë akuzat pararendëse. Ne jemi thirrur nga komisionarët tanë për shkak të pranisë së autoriteteve administrative bashkiake të zyrtarit që nuk duhet të jenë të pranishëm atje. Ne nuk kemi kërkuar me dhunë votën e administratës siç edhe e ka kërkuar PS”, tha Luçiano Boçi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH