Globi

Protesta e restorantit në Prishtinë merr vëmendjen e mediave botërore

Shkruar nga Liberale
Protesta e restorantit në Prishtinë merr vëmendjen e mediave

Një protestë e zhvilluar nga një restorant në Prishtinë, u bë lajm në të gjithë botën. Mënyra e veçantë e kësaj proteste, tërhoqi vëmendjen edhe të mediave botërore.

Rrjeti evropian i televizionit, EuroNews, ka shkruar një artikull për këtë protestë, dukë thënë se pronari kosovar i restorantit, Petrit Kllokoqi po mban protestën e heshtur në emër të të gjitha restoranteve, për shkak të masave anti-covid që ka marrë Qeveria e Kosovës.

”Petrit Kllokoqi, pronari i restorantit Bagolina në kryeqytetin e Prishtinës ka mbushur karriget e tij me manekina të veshura, ku duken se janë duke ngrënë mëngjes dhe drekë, të kompletuar me menu dhe shishe verë. Kllokoqi, i cili është kryetari i Shoqatës Kosovare të Gastronomisë, thotë se ai po mban protestën e heshtur në emër të të gjitha restoranteve”,- thuhet në artikullin e tyre.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës që nga data 7 prill ka mbyllur gastronominë dhe të gjitha qendrat tregtare për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1192351,1192352,1192353,1192354,1192350"]

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH