Globi

Prostesta për çmimin e biletave nxjerr 1.2 milionë njerëz në rrugë

Shkruar nga Liberale
Prostesta për çmimin e biletave nxjerr 1.2 milionë njerëz

Protesta që zhvillohet këto ditë në Kili është cilësuar si më e madhja pas rrëzimit të diktaturës së Pinoçetit. Rreth 1.2 milionë njerëz mendohet se kanë dalë për të protestuar në rrugët e Santiagos, kryeqytetit të Kilit, kundër presidentit miliarder, Sebastian Pinjera.

Protesta nisi me studentët, të cilët dolën në rrugë një javë më parë pasi u rrit papritur çmimi i transportit publik.

Qeveria u përgjigj shumë ashpër ndaj manifestimeve, gjë që rriti zemërimin e sindikatave, të cilët filluan grevat dhe lëvizjet shoqërore kundër qeverisë, kundër rritjes së kostos së jetesës, pabarazisë dhe korrupsionit.

Pinjera u përgjigj sërish me ashpërsi, duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, duke vendosur shtetrrethime, si dhe duke shprehur në deklarata se vendi ishte në luftë.

Ushtria u urdhërua të marrë përsipër mbrojtjen e institucioneve dhe tanket dolën në rrugë për herë të parë që nga koha e diktaturës. Deri tani ka pasur 18 të vdekur, me qindra të plagosur e më shumë se 7000 të arrestuar.

Pasi pa reagimin masiv nga populli, Pinjera deklaroi të enjten se e kishte kuptuar shumë qartë mesazhin e njerëzve dhe se kërkonte falje, duke premtuar ndryshime. Por për protestuesit kjo nuk mjafton dhe duan që Pinjera të largohet./Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1097284,1097273,1097274,1097275,1097276,1097277,1097278,1097279,1097280,1097281,1097282,1097283"]

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH