Aktualitet

Projektbuxheti i vitit 2021, Selami Xhepa: Tërësisht elektoral

Shkruar nga Liberale
Projektbuxheti i vitit 2021, Selami Xhepa: Tërësisht elektoral

Këshilli i Ministrave ka miratuar projektbuxhetin e vitit 2021, duke përcaktuar si prioritete kryesore rindërtimin dhe shëndetësinë. Qeveria ka vendosur të rrisë shpenzimet, teksa pritet të dyfishohen pagesat për 13 koncesionet që marrin para nga buxheti i shtetit.

Gjatë një interviste në “Ilva Now”, eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa, projektbuxhetin e vitit të ardhshëm e shikon tërësisht elektoral. Sipas tij, projeksionet e bëra nga institucionet financiare janë euforike, dhe nuk suportohen dot nga kushtet ku ndodhet sot ekonomia shqiptare.

“Është buxheti me elektoral që kam lexuar ndonjëherë në të gjitha eksperiencat e mia individuale, sepse të ardhurat e vitit 2021 janë parashikuar të jenë sa në 2018, ndërkohë shpenzimet publike janë më të lartë se ndonjëherë. Projeksionet që janë bërë janë shumë euforike. Unë e shikoj si një dëshirë elektorale. Ndoshta për të hapur disa punë më shumë, por pa i financuar. Unë them se vitin e ardhshëm nuk shikoj se do kemi bum të rëndësishëm, nuk do kemi investime, por rruga që shoh unë është thellimi i borxhit publik. Nga ana tjetër unë shikoj se meqë zgjedhjet janë në prill, rishikimi i buxhetit që do bëhet në vitin korrik, nga cilido që vjen në pushtet do të vijë me këmbë në tokë”, tha Xhepa.

Gjithashtu, eksperti Selami Xhepa u ndal tek një problematikë tjetër, që vërehet në ekonominë shqiptare. Ai u shpreh se nisur nga këto projeksione, borxhi publik rrezikon të tejkalojë mbi 100 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Rreziku i borxhit publik, që thashë se do të shkojë mbi 100 % të PBB-së, do të thotë e kostot e shërbimit të borxhit do të rritet. Jam e sigurt se agjencitë e renditejs sa i takon rrezikut të një vendi për kreditë, dhe për pasojë kreditorët do të kërkojnë një çmim më të lartë për rrezikun e kredisë. Në një vend që të ardhurat janë sa në 2018, parashikojmë që të rrisim shpenzimet korrente. Ky është një buxhet thellësisht elektoral. Ne nuk e dimë se si do ecim këtë muaj”, tha ai.

Eksperti i ekonomisë theksoi se qeveria duhet të mendojë një paketë tjetër mbështetëse për grupet sociale në nevojë, të cilat sipas Xhepës, ndodhen në vështirësi për shkak të mungesës së aktivitet.

“Gjendja sociale e vendit kërkon një përpjekje të sforcuar, jemi ekonomi e dobët, por duhet patur në konsideratë që njerëzit kanë qenë pa aktivitetet dhe ekonomia e tyre ka qenë e rënduar. Unë mendoj se për grupet në nevojë të bëhet një tjetër mbështetje tjetër”, tha ai.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH