Aktualitet

Presidenca konfirmon telefonatën Meta-Palmer: Gati ta publikojmë

Shkruar nga Liberale
Presidenca konfirmon telefonatën Meta-Palmer: Gati ta publikojmë

Pasi u përfol në media se mbrëmjen e djeshme ka pasur një komunikim telefonik mes presidenti Ilir Meta dhe Zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA, z.Matthew Palmer, vetë presidenca ka konfirmuar lajmin.

Në një postim në rrjetet sociale, zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi, thotë se telefonata u zhvillua me kërkesë të Palmer dhe zgjati 30 minuta.

Blushi thotë më tej se Meta nuk ka asgjë për të fshehur, dhe nëse bie dakord me ambasadën e SHBA, biseda do të transkriptohet e plotë.

Postimi i plotë

Të dashur kolegë gazetarë,

Interesimit tuaj për një lajm, që siç më vutë në dijeni, ja u ka konfirmuar z.Guri Lekloti dhe ju ka sugjeruar t’ja u konfirmoj edhe unë, ju sqaroj:

Po, është e vërtetë që mbrëmjen e djeshme ka patur një bisedë telefonike rreth 30 minuta mes Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta dhe Zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA, z.Mattheë Palmer, me kërkesë të këtij të fundit.

Qëndrimet e Presidentit Meta të shprehura gjatë kësaj bisede telefonike kanë qenë mjaft të qarta, transparente dhe shteruese.

Megjithatë nëse z.Lekloti, bie dakord me ambasadën e SHBA në Tiranë, dhe na autorizon ta publikojmë të plotë transkriptin e kësaj bisede telefonike, ne jemi gati ta vëmë atë të plotë në dispozicion të opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar.

Presidenti Meta nuk ka asgjë për të fshehur!

Konfirmojmë se marrëdhëniet tona strategjike me SHBA janë të forta, të qëndrueshme dhe transparente, si asnjëherë!/Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH