Aktualitet

Poston video në Tik Tok duke ecur me 305 km/h në tunelin e Kalimashit, i riu nga Kukësi e pëson keq

Shkruar nga Liberale
Poston video në Tik Tok duke ecur me 305 km/h në tunelin e Kalimashit,

Aleks Visha ka postuar video nga shoqërimi në komisariat pasi u konstatua nga policia duke udhëtuar me 305 km/h në tunelin e Kalimashit.

Visha shfaqet në automjetin e tij tip “Ferrari” me muzikë të lartë në sfond duke realizuar video ndërkohë që përshëndet edhe njerëz në rrugë.

Pak ditë më parë teksa ndodhej në makinë me Cllevion ai postoi një video duke udhëtuar me shpejtësi marramendëse në tunelin e Kalimashit.

Pas videos së publikuar në rrjetet sociale, ai është shoqëruar nga policia dhe është gjobitur me 100 mijë lekë të reja.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH