Policia ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Paskuqan ku kunati, Eredet Çapoku vrau kunatën e tij, Enkeleda Çapokun.
Kanë qenë të afërmit të cilët kanë njoftuar Policinë për vrasjen dhe i kanë treguar detajet.
Fill pas kësaj Policia ka shpallur në kërkim autorin e vrasjes.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion Paraprak.
Më datë 09.01.2020 rreth orës orës 23:40, në Paskuqan shtetasi E. Ç.,34 vjeç, për motive ende të paqarta ka goditur për vdekje me mjet të fort (shkop druri) kunatën e tij shtetasen E. Ç.,30 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Policia ka shkuar mënjëherë në vendngjarje, dhe ka shpallur në kërkim policor shtetasin E. Ç, i cili pas ngjarjes është larguar Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit. /Gazeta Liberale