Aktualitet

"Po kontrollojmë pagat e pedagogëve dhe mediat"

Shkruar nga Liberale
"Po kontrollojmë pagat e pedagogëve dhe mediat"

Drejtoria e Tatimeve njofton se ka nisur fazën e dytë të planit anti-informalitet me fokus Arsimin Privat, Sektorin e Mediave dhe Komunikimit dhe Sektorin e Shoqërive të Sigurimeve. Sipas Tatimeve, janë identifikuar subjekte me risk të evazionit, nëpërmjet mosdeklarimit real të pagave për të punësuarit në profesione të ndryshme.

Administrata Tatimore po vijon zbatimin e Planit Antiinformalitet prej janarit të vitit 2022. Pasi përfundoi faza I, në fund të muajit qershor, me kontrollin e 18 subjekteve të vlerësuara me risk të lartë nga Drejtoria e Menaxhimit të Riskut, ka nisur faza II, e cila konsiston në kontrollin e 3 sektorëve më me risk, si: Sektori i Institucioneve të Arsimit Privat, Sektori i Mediave dhe Komunikimit dhe Sektori i Shoqërive të Sigurimeve.

Nga analiza e thelluar e menaxhimit të riskut, në secilin prej këtyre sektorëve, janë identifikuar subjekte me risk të evazionit, nëpërmjet mosdeklarimit real të pagave për të punësuarit në profesione të ndryshme.

Konkretisht, në sektorin e Institucioneve të Arsimit Privat, kontrollet janë përqëndruar në 7 subjekte, nga të cilat 4 shkolla të mesme të arsimit privat dhe 3 universitete, për arsye se bazuar në analizat e riskut, këto institucione të arsimit privat rezultojnë me mbi 45% të të punësuarve me pagë më të ulët se mesatarja e sektorit të arsimit“, shkruhet në njoftim.

Pedagogët dhe mediat kanë qenë në shënjestër të kryeministrit Edi Rama në ditët e fundit. Pak ditë më parë ai tha se do të kontrollohen pagat reale që marrin pedagogët dhe akuzoi se disa media po tentojnë t’i vendosin gjoba qeverisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH