Aktualitet

"Plas" sherri në Dhërmi, i riu bën "për spital" 55-vjeçarin

Shkruar nga Liberale
"Plas" sherri në Dhërmi, i riu bën "për

Një 23-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia në Dhërmi, pasi akuzohet se ka dhunuar një person.

Policia është vënë në kërkim të një 23-vjeçari, i cili ka goditur me grushte, duke e dëmtuar rëndë në kokë shtetasin A. M., 55-vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Himarë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:50, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kampit”, në Dhërmi, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi H. L., 23-vjeç, ka goditur me grushte, duke e dëmtuar rëndë në kokë, shtetasin A. M., 55-vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon kontrolli i zonës për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH