Sport

Kontestime dhe dajak në futbollin grek, arbitri tërbon tifozët e Olimpiakosit, anulon dy gola dhe mohon tri penallti

Shkruar nga Liberale
Kontestime dhe dajak në futbollin grek, arbitri tërbon tifozët e

Policia greke u përpoq të qetësonte tifozët, por u detyrua të përdorte gaz lotsjellës për t’i mbajtur jashtë fushës.

Degjeneroi në dhunë takimi mes Volosit dhe Olimpiakosit për javën e 13-të të Superligëss së Greqisë, e mbyllur në barazim 2-2 dhe me dy kartonë të kuq, nga një për skuadër.

Tifozët e Olimpiakosit kërcënuan se do të futeshin në fushë në përfundim të takimit në shenjë proteste ndaj vendimeve të gjyqtarëve, pasi panë që skuadrës së tyre t’i anuloheshin dy gola nga sistemi VAR për pozicion jashtë lojë, si dhe t’i mohoheshin tri penallti.

Momenti që mbushi kupën dhe i tërboi mbështetësit e Olimpiakosit u shënua pak para fundit të kohës së rregullt, kur kryesori, me ndihmën e sistemit VAR mori shumë kohë për të vendosur anulimin e golit të Al Kaabit.

I ashpër edhe reagimi i drejtuesve të Olimpiakosit, që nëpërmjet një deklarate zyrtare akuzuan se futbolli grek drejtohej nga mafia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH