Aktualitet

Plagosja në Durrës, Policia shoqëron 6 persona

Shkruar nga Liberale
Plagosja në Durrës, Policia shoqëron 6 persona

Policia e Durrësit reagoi zyrtarisht pas plagosjes së dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 13 të qytetit.

Policia sqaron gjithashtu se pas një konflikti me mjete të fortë, janë përdorur armët e zjarrit, ku janë plagosur shtetasit A.B., dhe E.Gj. Po ashtu janë shoqëruar 6 personave, mes të cilëve edhe autori.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 18.09.2020, rreth orës 20:00, në lagjen nr.13. Durrës, pas një konflikti të çastit me mjete të forta e më pas me armë zjarri midis disa personve, janë plagosur me armë zjarr shtetasit A.B., dhe E.Gj., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës 6 shtetas dhe mes tyre është autori i ngjarjes, por nuk jepen të dhëna për shkak të hetimit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH