
Një 14 vjeçar është plagosur me sende të forta nga persona tē paidentifikuar.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen 12 të qytetit të Korçës.
Mësohet se i mituri është dërguar në spitalin e Korçës, për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa raportohet se ka marrë lëndime në kokë.
Uniformat blu të qytetit po punojnë për zbardhjen e plotë tē ngjarjes, si dhe identifikimin e autorëve.