Aktualitet

"Pjesë e një skeme korruptive", Veliaj sulmon Mynyr Konin

Shkruar nga Liberale
"Pjesë e një skeme korruptive", Veliaj sulmon Mynyr Konin

Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur edhe për debatin që është hapur në lidhje me VKM-në për ndërhyrje në Kopshtin Botanik, ndërsa ka akuzuar Rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Konin se është pjesë e një skeme korruptive

"Sot unë dal përditë aty, nuk e çoj dot fëmijën tim aty, sepse duket t’i paguash 5 mijë lekë rojës për fotot e nuseve dhe tenderi i rojës për Mynyrin. Tani që Mynyri të marrë 5 mijë lekshave të nuseve dhe tenderin e 5 rojeve aty, që tashmë u pezullua nga ai tender rojësh. Tani e gjithë shkenca shqiptare këtu ka reduktuar. Mbledhim Akademinë, Senatin. Kam një pyetje: Ku u mblodh senati me të njëjtin zell për një shpikje të madhe që ka bërë shkenca jonë, për një gjetje, për një botim në një journal të jashtëzakonshëm që kanë bërë këta shkencëtarët tanë. Këta mblidhen vetëm për tendera, prona, lekët e rojeve, nuseve. Sepse një urgjencë të tillë Akademia nuk e ka pasur ndonjëherë. Unë di ta ndaj shumë qartë Mynyrin e korruptuar që merr 5 mijë lekshat e nuseve nga shkencëtarët e sinqertë dhe ata që realisht duan të bëjnë shkencë. Jam takuar disa herë me Mynyrin, me dekanin, jemi përqafuar kemi shtrënguar dorën mbi një dakordësi ku jo vetëm nuk i mohohet asgjë, por me Bashkinë e Tiranës blindohet integriteti i kësaj prone. Ata do të kenë mundësi që realisht, jo me llafe e me tendera fallto, por realisht t’i bëjnë eksperimentet aty, të bëjnë shkencë aty, t’u japin studentëve akses aty. Realisht të prpdhojë diccka që realisht të mblidhet senati dhe të thotë Urra bëmë shpikje ne në Shqipëri. Dhe mos të mblidhen vetëm kur kanë punë tenderash. Sepse ne e kaluam të njëjtën peripeci, u bëmë gazi i botës te Universiteti Bujqësor për shkollën “Nënë Tereza”, tha Veliaj.

Rektorati e ka ankimuar VKM për Kopshtin Botanik, mirëpo nënkryetari i bashkisë, Arbjan Mazniku, deklaroi se Universiteti i Tiranës nuk e ka mundësinë dhe kapacitetin financiar për të investuar në këtë Kopsht duke e lënë atë në gjendje jo të mirë. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH