Aktualitet

Pipero: Të vendosen masa kufizuese për lokalet dhe restorantet

Shkruar nga Liberale
Pipero: Të vendosen masa kufizuese për lokalet dhe restorantet

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero shprehet se nuk e mbështet mbylljen si një zgjidhje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, duke rekomanduar shmangien e saj.

Pipero rekomandoi gjatë intervistës për edicionin e lajmeve në “Vizion Plus” marrjen e masave kufizuese sa ju takon lokaleve, veçanërisht atyre të natës dhe restoranteve, për mbylljen etyre pas orës 8.

“Zgjidhja kryesore janë masat parandaluese që duhet të veprohet edhe me veprime apo masa të tjera kufizuese, para se të shikojmë masat e mbylljes. Unë nuk do të rekomandoja një mbyllje të dytë. Mbyllja nuk është zgjidhje. Është një zgjedhje ekstreme, duhet të jetë sa më e shkurtër nëse ndodh. Unë as një mbyllje të shkurtër nuk do ta rekomandoja. Por ne duhet të marrim masa kufizuese sa më të shpejta, veçanërisht sa ju takon lokaleve, veçanërisht atyre të natës, restoranteve pas orës 8. Rekomandoj dhe kërkoj që të mbyllen. Baret e lokalet të kufizojnë numrin e karrigeve ose t’i heqin fare. Njerëzit të shkojnë për të pirë kafe dhe të ikin, të mos grumbullohen brenda. Njerëzit të mbajnë maska jashtë dhe brenda. Maska është mjeti kryesor për të parandaluar përhapjen e pandemisë", tha Pipero.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH