Aktualitet

"Pezullohen ndërhyrjet kirurgjikale", reagon Spitali i Shkodrës

Shkruar nga Liberale
"Pezullohen ndërhyrjet kirurgjikale", reagon Spitali i

Pas denoncimit të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Bardh Spahia se në Spitalin e Shkodrës janë pezulluar sërish ndërhyrjet kirurgjikale, ka reaguar edhe ky i fundit.

"Në Spitalin Rajonal të Shkodrës nuk ka ndërprerje të operacioneve për festat e fundvitit. Shërbimi po vijon normalisht sipas urdhërit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ku edhe Spitali i Shkodrës do të jetë në gatishmëri dhe do të ofrojë shërbim 24/7 për festat e fundvitit", shkruhet në faqen e tij në Facebook.

Ndërkohë Bardh Spahia shkruante:

PEZULLOHEN SERISH NDERHYRJET KIRURGJIKALE

Ne zbatim te udhezimeve nga ministria, vijojnë urdhërat për ndërprerje të operacioneve edhe ne spitalin e Shkodres. Kush është planifikuar për ndërhyrje kirurgjikale jo vetem ne repartin e Kirurgjise por tashme, edhe ne ate te Obstetrikes, duhet të presë, se shëndetësia e Rilindjes jep shërbim me racion per shkak te tejkalimit te buxhetit nga koncesioni i sterilizimit, e jo atëherë kur duhet! Shëndeti me racion, si tollonat e kohës së diktaturës! Lavdi koncesioneve PPP! /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH