Fifty Shades of Grey dhe të gjithë filmat e trilogjisë janë me të drejtë ndër produksionet më erotike dhe më seksi. Megjithatë, ata nuk janë të vetmit. Më poshtë kemi mbledhur dhe ju prezantojmë pesë filma që arrijnë (dhe ndoshta i kalojnë) në seksi aventurat e Christian Grey dhe Ana Steele.
Basic instinct
Kush mund ta harrojë skenën me Sharon Stone në karrigen e marrjes në pyetje? Kjo, natyrisht, nuk është e vetmja skenë që e bën filmin seksi. Filmi është plot mister, intriga, dramë dhe – e keni marrë me mend – seks!
A dangerous method
Në fillim të shekullit të 20-të, psikoanalisti zviceran i shqetësuar Carl Jung (Michael Fassbender), i joshur nga sfida e një rasti të vështirë, merr si paciente të sëmurën mendore, por simpatike Sabina Spielrein (Keira Knightley). Psikanalisti i dorëzohet epshit për pacientin e tij dhe fillon një marrëdhënie pasionante...
Blue is the warmest colour
Filmi sillet rreth jetës së Adele (Adele Exarhopoulos), një adoleshente franceze që zbulon dëshirën dhe lirinë kur një piktore lezbike me flokë blu (Lea Seydoux) hyn në jetën e saj. Romanca dhe intimiteti arrin nivele të tilla në film, saqë rekomandohet si film për adoleshentë mbi 16 vjeç!
Black swan
Një balerinë e re duhet t'i dëshmojë drejtorit të saj artistik kërkues se mund të mishërojë rolin kryesor në Liqenin e Mjellmave. Në të njëjtën kohë, ajo përpiqet të shkëputet nga mamaja e saj kompulsive dhe të kapërcejë konkurrencën e një kolegeje ambicioze, me të cilën ka më shumë se një partneritet profesional. Nëse skena me Natalie Portman dhe Mila Kunis (protagoniste) nuk ju ka ngelur në kokë, ndoshta duhet ta shikoni sërish filmin.
Secratary
Vështirë se një komedi do të përfshihej në një listë të tillë, por këtu ia doli komedia e zezë “Sekretaria”. Dy persona me probleme mendore, secili në një mënyrë të ndryshme, një avokat dhe sekretarja e tij, gjejnë një rrugëdalje duke zhvilluar një marrëdhënie sadomazokiste./Liberale.al