Protesta para Ministrisë së Brendshme është përshkallëzuar, duke pasur përplasje mes protestuesve dhe Policisë.
Protestuesit kanë gjuajtur me gurë, shishe dhe hurma në drejtim të Ministrisë.
Sipas mediave, mësohet se ka edhe të lënduar nga ana e Policisë por edhe e protestuesve. Të plagosur kanë mbetur një gazetar, një polic dhe një protestues.