Tre persona janë plagosur mëngjesin e kësaj të diele në një aksident në afërsi të Thumanës, në Fushë-Krujë.
Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa të plagosur kanë mbetur 3 persona, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Policia ka shkuar në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./Gazeta Liberale