Aktualitet

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Fatos Nanos, ish-kryeministri lë pas një muaji spitalin

Shkruar nga Liberale
Përmirësohet gjendja shëndetësore e Fatos Nanos,

Gjendja shëndetësore e Fatos Nanos është stabilizuar. Ish kryeministri është rikthyer në shtëpinë e tij pasditen e sotme pas rreth 1 muaj i shtruar në një spital privat që prej 24 gushtit.Nano, është shoqëruar sot për në banesën e tij me ambulancën e spitalit privat.

Ish kryeministri ishte shtruar në spital që prej24 gushtit pasi kishte probleme me frymëmarrjen.

Nano vuan nga një sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike e quajtur ndryshe si SPOK. Kjo patologji që prek mushkëritë dhe karakterizohet nga një ngushtim i rrugëve respiratore me pasojë kryesore vështirësinë e furnizimit me oksigjen. Nano u shoqërua me ambulancë nga shtëpia e tij për në spital të enjten e 24 gushtit 2023, pasi kishte pasur probleme me frymëmarrjen. Ai u nderua nga Kryeministri Edi Rama me medaljen e mirënjohjes publike.

Nano është një prej personazhëve më të rëndësishëm të Shqipërisë pluraliste. Ai ka qenë katër herë kryeministër i vendit, i dyti në historinë 100 vjeçare të shtetit shqiptar pas Mehmet Shehut. Më konkretisht, në qeverinë që përgatiti zgjedhjet pluraliste të vitit 1991, në qeverinë e fituar nga Partia e Punës për tre muaj më 1992, në qeverinë e vitit 1997 dhe në qeverinë e vitit 2002 deri në 2005-ën. Nano ka qenë kryetar i PS-së për 13 vjet. Ka dhënë dorëheqjen tri herë si kryeministër dhe dy herë si kryetar i Partisë Socialiste, duke themeluar “institucionin” e dorëheqjes në Shqipëri, por edhe duke vënë një rekord në këtë fushë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH