Anxhela Peristeri u shpall fituese e “Festivalit të 59-të të Këngës”. Artistja do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision” me këngën “Karma”, me tekst të Olti Currit dhe orkestrim të Kledi Bahitit. E pas fitores së saj pati kontestime nga disa artistë pjesëmarrës, të cilët nuk ishin dakord me vendimin e jurisë së festivalit.
Anxhela ka reaguar ditën e sotme për herë të parë pas fitores. Ndërkohë që pritej të thoshte diçka për të gjithë ata që i dolën kundër, Peristeri ka zgjedhur t’i injorojë të gjitha fjalët e të mos flasë për askënd tjetër, përveç atyre që e kanë ndihmuar në këtë rrugëtim.
“Ju falenderoj te gjitheve per mbeshtetjen tuaj! Mbreme u finalizua nje tjeter rrugetim per mua dhe shume tjera me presin. Kam marre kaq shume dashuri nga ju kte periudhe dhe do mundohem t’ua shperblej me se miri! Falenderimet jane te shumta por mbi te gjitha dua te falenderoj artistet qe me mbeshteten dhe besuan tek une dhe kenga ime. Lumturia ime eshte shume e madhe sonte dhe rastis qe jemi dhe ne prag Krishtlindjesh keshtu qe uroj te jeni te gjithe te lumtur ne familjet tuaja! Jemi duke kaluar nje periudhe shume te veshtire qe po e perballojme me force dhe kurajo keshtu qe shpresoj qe ky festival tju kete sjelle harmoni dhe tju kete larguar sado pak nga realiteti i hidhur. Ishte nje festival i jashtezakonshem qe me dha nje lumturi te jashtezakonshme! Shendet dhe dashuri per te gjithe!”, ka shkruar Anxhela.