Aktualitet

"S’e lëshojmë Parlamentin", Berisha: Kam një mesazh të rëndësishëm për Amerikën

Shkruar nga Liberale
"S’e lëshojmë Parlamentin", Berisha: Kam një

Kreu i "Rithemelimit", Sali Berisha në një konferencë për mediat, pas mbledhjes së Grupin Parlamentar në selinë blu tha se, kryeministrit Edi Rama ka cënuar sigurinë kombëtare.

Berisha tha se shqiptarët nuk e meritojnë Ramën për kryeministër dhe se mesazhin e tij do ta përçojë edhe tek kombi amerikan.

"Zotohem para qytetarëve shqiptarë se PD nuk e lëshon atë parlament. Do ta mbajë atë si një tempull. S’mund ti barazoj të gjithë deputetët me një grusht kriminelësh. Edi Rama, Balla, e Gjiknurin, por përderisa nënshtrohen edhe kur kryetari i tyre fshihet prej tyre, para shqiptarëve edhe për aktin mafioz dhe kriminal për Portin e Durrësit. Këto janë dëshmi se Parlamenti dhe Shqipëria kanë nevojë që këtë betejë për përmbysjen e Edi Ramës. Edi Rama sot politikisht është një kalbësirë”, tha Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH