Partia Demokratike ka reaguar sërish për tenderin e zhvilluar nga Ministria e Mbrojtjes për tenderin me suhqime. Në një deklaratë për mediat, ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka thënë se Rama dhe Xhacka duhet të japin llogari për tenderin e paracaktuar.
Ai ka ngritur edhe disa pyetje në lidhje me tenderin 1,5 mln euro, teksa iu përgjigj kryeministrit se sharjet e tij ndaj opozitës nuk nuk çojnë para në xhepat bosh të shqiptarëve.
Deklarata e Alibeajt
Heshtja e Edi Ramës nuk e zbeh dot skandalin me paratë dhe ushqimet për shqiptarët. As sulmet nervoze kundër opozitës, që kërkon transparencë për abuzimet e qeverisë në kohën më të keqe për vendin, nuk janë zgjidhje.
Taksapaguesit duan dhe kërkojnë transparencë!
Duan që mes klientëve dhe shqiptarëve, Edi Rama të vendosë të parët shqiptarët.
Edi Rama dhe Olta Xhaçka duhet t’u përgjigjen disa pyetjeve shumë të thjeshta:
1. Pse zgjodhën për t’i dhënë miliona një kompanie kompjuterash nga Maqedonia dhe pse përjashtuan 35 mijë kompani shqiptare, që plotësojnë kriteret e tenderit për ushqimin?
2. Nga e dinte Olta Xhaçka që kompania e kompjuterave nga Maqedonia ishtë kthyer papritur dhe në tregtuese ushqimesh vetëm 6 ditë para shpalljes së tenderit?
3. Edi Rama duhet t’u thotë shqiptarëve që e kanë bosh frigoriferin dhe dollapin e bukës pse duhet të priste 3 javë për të bërë tenderin me negocim për ushqimet e rezervave të shtetit?
Edi Rama duhet të bëjë transparencë dhe të japë përgjigje pyetjeve për tenderin 1.5 milionë eurove të ushqimeve.
Sulmet ndaj opozitës dhe gjuha e urrejtjes nuk mbushin barkun me bukë të shqiptarëve, nuk ngrohin shtëpitë e tyre, nuk çojnë para në xhepat bosh të shqiptarëve./Gazeta Liberale