Aktualitet

Patozi: Berishës i është fyer sedra, ja mundësia e vetme që ai ka për zgjidhjen e situatës në PD

Shkruar nga Liberale
Patozi: Berishës i është fyer sedra, ja mundësia e vetme

Astrit Patozi ka komentuar zhvillimet e fundit në selinë blu me protestën e ditës së shtunë. I ftuar në “Top Talk” shprehet se është ndjerë i keqardhur dhe skenat e 8 janarit i cilëson të shëmtuara e degraduese.

Në fjalën e tij, këshilloi ish liderin demokrat, Sali Berisha, të cilin kryesia e PD e përjashtoi së bashku me një grup deputetësh, duke i thënë që të krijojë një parti të re.

Patozi: Lulzim Basha e ndau PD edhe juridiksht. Tani pala tjetër ka 2 mundësi të re, ose të krijojë një parti të re që unë insistoj që çdo sekondë e humbur, është në kosto të tyre se sa më shumë të zgjasë kjo agoni, aq më pak përkrahës do t’i mbeten foltores dhe Berishës.

Dyrnjaja: Mos Berisha e mendon si dobësi krijimin e një partie tjetër?

Patozi: Pa diskutim. Berisha e quan fyerje të sedrës prej patriarku, i cili nuk mund të pranojë që ta nxjerrin nga shtëpia dhe të ndërtojë një shtëpi të re sepse pretendon që është shtëpia e tij dhe në shtëpinë e tij janë bujtës të tjerë.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH