Aktualitet

Pas shkarkimit, Besnik Muçi rrëfen "mëkatet" e Metës, Dvoranit dhe...

Shkruar nga Liberale
Pas shkarkimit, Besnik Muçi rrëfen "mëkatet" e

Pasi mori vendimin për shkarkimin e tij, gjyqtari Besnik Muçi u shpreh me ironi se "mëkati" që ka bërë ishte se para dy vitesh aplikoi për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Në një deklaratë për mediat po me ironi ai tha "çfarë mund të bëj një jurist që ka besim te institucionevet e vendit të tij dhe kërkon të bëjë karrierë duke respektuar dhe procedurat institucione"?

“Më thoni kush është ai qytetar shqiptar, pasuria e të cilit mos ketë probleme të natyrës së qindra mijërave lekë, unë e kam thënë jam bërë vet prokuror, kam konkuruar dhe kam ushtruar 17 vjet profesionin me përkushtim korrektesë duke zbatuar ligjin pa asnjë masë disiplinore dhe mëkati i vetëm është që bëra para nja dy vjetësh, që ata që janë marrë me analizën e shqyrtimin, dhe autoritetet e ambasadës amerikane, mëkati i vetëm se aplikova për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Mëkati tjetër e bëri zoti Dvorani më listoi i treti në listë, për vakancat e Presidencës dhe Kuvendit.

Mëkatin tjetër e bëri Presidenti Meta që më emëroi anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Ku qëndron problemi im në këtë lloj situate, çfarë mund të bëj një jurist që ka besim te institucionevet e vendit të tij dhe kërkon të bëjë karrierë duke respektuar dhe procedurat institucionet?”, u shpreh ai. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH