Aktualitet

Pas ndarjes nga jeta e bashkëshortit, Xhuvani vjen ndryshe në skenë

Shkruar nga Liberale
Pas ndarjes nga jeta e bashkëshortit, Xhuvani vjen ndryshe në

Pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit, regjisorit të njohur Gjergj Xhuvani, aktorja Luiza Xhuvani është rikthyer sërish në skenë. Mbrëmjen e djeshme Qendra Kulturore e Katedrales Ortodokse u kthye në një vatër të ngrohtë, ku dashuria përcillej përmes poezisë.

Nën mjeshtërinë e aktorëve Luiza Xhuvani, Ndriçim Xhepa dhe Kristian Koroveshi, poezitë e Rumit sollën një ndjesi tjetër, në një mbrëmje poetike jo të zakonshme. Për “Panorama”, artisti i ri Koroveshi ka treguar se zgjodhi këta dy artisë për të vënë në skenë

Zgjodha Luizën, sepse ajo është LUIZA XHUVANI. Zgjodha Ndriçimin, sepse është një ndriçim i skenës. Mandej, tabloja plotësohet nga një poet si Rumi. Nuk mund të mendoj tjetër emërues të përbashkët të njerëzve, përveçse ndjesive universale. Rumi është i përbotshëm, i kahershëm, që edhe pse i përket shekullit XII, rrëfen një dashuri edhe më emocionale e romantike nga ç’dëgjojmë sot. Prandaj iu drejtova Rumit, për ta idealizuar aq sa unë kam mundësi, sepse besoj fort se çdokush që vjen në këtë botë, merr një dhuratë e këtë dhuratë duhet ta jetojë sa më mirë, duke njohur nocionet e dashurisë e të gëzimit. Askush nuk e ka jetën të mbushur vetëm me çaste lumturie, por edhe brenda dhimbjes së dashurisë mund të gjendet e bukura”, thotë Koroveshi.

Aktori tregon që gjatë këtyre ditëve Luiza Xhuvani është kapur pas poezisë, duke u përgatitur fort e duke i bërë të sajat ndjesitë e poetit (ose, ndoshta dhimbja e dashuria janë gjuhë, që koha s’ka mund t’i ndryshojë e poeti përshkuan ndjesi edhe të aktores). “Kjo shton përuljen time absolute ndaj Luiza Xhuvanit, mirënjohjen ekstreme dhe falënderimin e përjetshëm. Sot ndihem i qetë, i kënaqur, se s’mund të them i lumtur, që ia dola me ëndrrën time ta shikoja të realizuar”, shton ai./Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1101384,1101383,1101382,1101381,1101380"]

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH