Globi

Paralajmërimi i fortë i Putin: Kam gati trupat të ndërhyjnë

Shkruar nga Liberale
Paralajmërimi i fortë i Putin: Kam gati trupat të

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka bërë një paralajmërim të fortë për opozitën bjelloruse. Ai pohoi se nëse nis djegia e makinave apo dhe të shtëpive në Bjellorusi për shkak të trazirave të shkaktuara nga protestat kundër presidentit Lukashenko, ushtria ruse do të ndërhyjë.

“I ftuar nga vetë Lukashenko, kam organizuar një rezervë trupash të forcave të rendit që është gati të ndërhyjë në Bjellorusi, edhe për momentin nuk duket e nevojshme”, tha Putin. Ai shtoi se për momentin situata duket drejt normalizimit”, por se “nuk mund të jemi indiferent ndaj asaj që po ndodh në Bjellorusi, sepse për ne është vendi më i afërt”.

Kreu i Kremlinit pati gjithashtu një mesazh për Lukashnkon. Ai u shpreh se presidenti bjellorus duhet të shohë me vëmendje sinjalet që po i jep populli, sepse “në qoftë se populli proteston në shesh, duhet reaguar”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH