Në meshën e zakonshme sot në Vatikan Papa Françesku ndaloi të fliste me një të mbijetuar të kampit të përqendrimit të Aushvicit. Lidia Maksymowicz është një grua nga Bjellorusia që i mbijetoi kampit më të tmerrshëm të nazizmit.
E moshuara gjatë takimit të shkurtër me Papën, i tregoi atij numrin serik të shkruar në dorë gjatë burgimit në kamp.
Në këtë moment Papa u përkul për të puthur krahun e saj në shenjë respekti dhe afërsie me të gjithë hebrenjtë për tragjedinë e përjetuar. Video bëri xhiron e mediave të huaja.