Aktualitet

Panik në Tiranë, merr flakë një automjet në lëvizje

Shkruar nga Liberale
Panik në Tiranë, merr flakë një automjet në

Përfshirja nga flakët e një makine, teksa ishte në lëvizje, ka shkaktuar panik tek kalimtarët e zonës së rrugës së “Durrësit”.

Policia njofton se rreth orës 16:25, ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues K.SH..

Si pasojë, ka vetëm dëme materiale.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.08.2020, rreth orës 16:25, në rrugën e “Durrësit”, si pasojë e një difekti teknik në pjesën e motorrit, ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues K.SH., ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH