Aktualitet

Panairi i Librit/ Shoqata e Botuesve Shqiptarë: ‘Komploti’ nga Ben Blushi është më i shituri

Shkruar nga Liberale
Panairi i Librit/ Shoqata e Botuesve Shqiptarë: ‘Komploti’ nga

Shoqata e Botuesve Shqiptarë, në një postim të bërë në rrjetin social Facebook, evidenton si librin më të shitur në Panairin e 26, “Komploti”, nga shkrimtari Ben Blushi.

“Komploti, libri më i shitur në Panairin e Librit: 2500 kopje

Pas përfundimit të Panairit të 26 të Librit të Tiranës, iu drejtuam të gjithë botuesve të na jepnin shifra për shitjet e librave në stendat e tyre.

Nga të dhënat rezulton që libri më i shitur është romani i shkrimtarit Ben Blushi “Komploti”, botuar nga shtëpia botuese “Pegi”, me 2500 kopje. Libri tjetër që vjen pas tij është me një diferencë shumë të madhe. #panairii26ilibrit”, thuhet në këtë postim.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH