Aktualitet

Pamje horror nga çerdhja ku ndodhi sulmi me armë, 23 fëmijë mes viktimave

Shkruar nga Liberale
Pamje horror nga çerdhja ku ndodhi sulmi me armë, 23
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Tajlandë ku 31 persona u vranë në një çerdhe, pas një sulmi me armë. Të vdekurit përfshinin fëmijë dhe të rritur, sipas një deklarate të policisë, e cila shtoi se sulmuesi i dyshuar është një ish-oficer policie dhe se autoritetet kanë nisur një gjueti për ta gjetur atë. Një oficer i lartë i policisë në provincën Nong Bua Lamphu tha se 23 fëmijë ishin në mesin e viktimave, raporton agjencia e lajmeve AFP. Kryeministri i vendit ka kërkuar nga të gjitha agjencitë përkatëse që të ndërmarrin veprime dhe të arrestojnë autorin, tha një zëdhënës i qeverisë. Shkalla e posedimit të armëve në Tajlandë është e lartë në krahasim me disa vende të tjera të rajonit dhe shifrat zyrtare nuk përfshijnë numrin shumë të lartë të armëve të paligjshme. Incidentet me të shtëna si kjo e sotmja janë të rralla. Por në vitin 2020, një ushtar, i zemëruar nga dështimi i një marrëveshjeje të pasurive të paluajtshme, vrau të paktën 29 persona dhe plagosi 57 në një sulm në katër lokacione./Liberale.al

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH