Aktualitet

Paloka: Në PD nuk ka vend për ata që i kanë gjuajtur me gurë

Shkruar nga Liberale
Paloka: Në PD nuk ka vend për ata që i kanë gjuajtur me

Nënkryetari i PD, Edi Paloka iu është përgjigjur zërave kritikë, të cilat mendojnë se kjo parti ka nevojë për t’u hapur.

Ai u shpreh në EuroNewsse PD ka qenë dhe është e hapur për këdo, por jo për ata që sipas tij kanë goditur me gurë në këtë parti, të cilën e cilëson si shtëpinë e tij.

“Nuk ka qenë ndonjëherë e mbyllur dera, por nuk mundet që dikush të pretendojë se mbasi është larguar, ka ikur, ka gjuajtur edhe me gurë ndaj shtëpisë, se Partia Demokratike është shtëpia jonë.

Kur duhet të na hapet dera, themi na hapni derën e shtëpisë, ndërkohë i kemi gjuajtur me gurë asaj shtëpie dikur dhe pastaj vijnë prapë tek dera, që është e hapur dhe prapë bërtasin: hapni derën! Kjo është joserioze. Kush do të afrohet në Partinë Demokratike, aq më tepër në bazë të këtij procesi që po fillojmë, gjithsecili, për të cilin unë nuk do isha dakord, të jem i sinqertë, sepse jam nga ata që besoj se në politikë, njerëzit, shkallët e karrierës duhet t’i ngjisin njëra pas tjetrës dhe besimin ta krijojnë pak nga pak. Megjithatë, në politikën tonë katapultimet janë bërë modë dhe unë jam kundër kësaj. Ata që mendojnë se hapja e derës së PD do të thotë se ti të vish nga rruga dhe të katapultohesh në majë menjëherë nuk e shoh si gjë serioze. Nga ana tjetër, që në sot e filluam këtë proces i jep mundësinë sot kujtdo, që ka dëshirë që pranon rrugën që po ndjek kjo parti, e ka mundësinë më shumë se kurrë të bashkëpunojnë me Partinë Demokratike.

Kur flas me gjuajte me gurë, flas për gjuajtje me gjyle në fakt për njerëz që në fakt e kanë dëmtuar PD dhe kanë pasur për qëllim dëmtimin e PD, jo korrigjimin. Për ata që janë qartazi sot në shërbim të kundërshtarëve të PD, për këta falas, jo për ata që kritikojnë se kritika është gjëja më normale”, tha Paloka.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH