Ish-partneri i kryeministres italiane Georgia Meloni, është larguar si drejtues i një emisioni televiziv kombëtar pas komenteve seksiste jashtë transmetimit, në një program tjetër.
Vendimi vjen pasi Meloni njoftoi divorcin javën e kaluar me partnerin e saj Andrea Giambruno, pas komenteve seksiste nga ana e tij jashtë transmetimit, në një program në emision satirik televiziv.
“Mediaset” është në pronësi të familjes së kryeministrit të ndjerë Silvio Berlusconi. “Mediaset” tha se Giambrunos i vjen keq për “sikletin dhe shqetësimin e shkaktuar nga sjellja e tij”, duke shtuar se ai kishte pranuar të linte rolin e tij në ekran në Diario del giorno (Ditari i ditës) në kanalin “Mediaset Rete4”.
Deklarata tregonte se nuk do të kishte asnjë procedim disiplinor ndaj ish-prezantuesit. Roli prezantues i Gambrunos është zëvendësuar për momentin nga gazetarja Manuela Boselli.
Raportet italiane kanë spekuluar se pasojat mbi deklaratat e zbuluara të Giambrunos po kontribuojnë në tensionet brenda qeverisë Meloni. Forza Italia, partia e themeluar nga Berlusconi, është një nga tre partitë në koalicionin e krahut të djathtë të Melonit dhe djali i madh i ish-kryeministrit, Pier Silvio Berlusconi, është kreu i Mediaset.