Aktualitet

Pak çaste para vrasjes/ Avokati i tronditur qëndron në karrige

Shkruar nga Liberale

Kamerat e lokalit kanë fiksu momente pak çaste pas ngjarje së rëndë të ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Tiranë, ku mbeti i vrarë Kudret Saliaj dhe u plagos avokati i tij Adriatik Cama.

Në foto shihet trupi i pajetë i 41-vjeçarit i mbuluar nga gjaku, ndërsa avokati Cama, ndodhet i ulur në karrige. Tronditja në fytyrën e tij është lehtësisht e dallueshme, ndërsa në këmishën e bardhë dallohen shenjat e gjakut.

Autor i këtij krimi të rëndë është 53-vjeçari Mexhit Picari, ish-vjehrri i viktimës. Kudret Saliaj dhe vajza e autorit Dhurata ishin në proces divorci prej dhjetorit të vitit të shkuar.

Këtë të premte ata kishin seancën e radhës në Gjykatën e Tiranës, në afërsi të së cilës ndodhi dhe ngjarja.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH