Përveç se njihet si humorist, Olsi Bylyku është njihet edhe për përfshirjen e tij në muzikë, ku ka pasur disa bashkëpunime.
Së fundmi ai është angazhuar në emisionin “Zemër Luana”, në rolin e drejtuesit të një prej skuadrave. Gjatë një loje për programin, ka zbuluar bashkëpunimin më të mirë dhe më të dobët sipas tij.
Aktori dhe këngëtari ka thënë se bashkëpunimi më i dobët ka qenë me Eni Koçin, që sipas tij ka qenë një dështim total, ndërsa bashkëpunimi me Eglin, partneren e tij e ka lënë pa fjalë, duke e quajtur si më të mirin.
Bylyku dhe Egli Tako janë një çift mjaft i komentuar edhe i dashur për publikun. Ata kanë folur më herët për marrëdhënien e tyre dhe kanë treguar për fillimet e tyre.
Egli si fillim tregoi se ka qenë fanse e Olsit, me rolet e tij në “Portokalli”, e sidomos me rolin si “Kimikati”.
Olsi nga ana tjetër u shpreh se ka pasur shumë interes për ta njohur Eglin por tha me shaka se i është dashur tetë muaj për ta bërë për vete.
“Mendojnë se ne që jemi të famshëm, na kthejnë përgjigje direkt gocat. Kam ndenjur tetë muaj. Çfarë ka kaluar ky shpirt”,- u shpreh Olsi.
“Kemi qëndruar shtatë-tetë muaj njohje. Kemi dalë për rreth dy muaj por shumë rrallë, pastaj qëlloi sezon vere”- tregoi Egli nga ana tjetër.