Aktualitet

OKB, Shqipëria zgjidhet anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut

Shkruar nga Liberale
OKB, Shqipëria zgjidhet anëtare e Këshillit të të

Shqipëria u zgjodh anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut për periudhën 2024-2026. Lajmi është bërë publik nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Shqipëria u zgjodh anëtare , pas votimit me 123 vota pro në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ditën e sotme.  “Një tjetër arritje e madhe e politikës së jashtme dhe diplomacisë; një tjetër demonstrim i besimit nga shtetet anëtare të OKB-së për rolin e Shqipërisë në çështjet ndërkombëtare. Këtë herë plotësisht të përkushtuar për mbrojtjen dhe promovimin e Të Drejtave të Njeriut kudo dhe për të gjithë”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Ai shtoi se Shqipëria do jetë plotësisht e përkushtuar për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut “kudo dhe për të gjithë”.

Këshilli, i cili është i ngarkuar me përgjegjësinë për të mbrojtur dhe avancuar të drejtat e njeriut në nivel global, përbëhet nga 47 shtete anëtare të zgjedhura me votim të fshehtë nga shumica e anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH