Globi

"O ju që ia futni kot", Pacolli iu përgjigjet kritikëve për mungesën e tij në varrimin e Liridonës: Janë kujdesur bashkëpunëtorë e mi

Shkruar nga Liberale
"O ju që ia futni kot", Pacolli iu përgjigjet kritikëve

Analistët në media kanë përfolur mungesën e ish-presidentit dhe ish Ministrit të Jashtëm të Kosovës në varrimin e Lirdona Ademajt, Behgjet Pacolli, i cili kishte marrëdhënie të afërta me çiftin, madje edhe ishte kumbari i dy djemve të tyre. Në fakt Pacolli reagoi pas ngjarjes së rëndë që ndodhi më 29 nëntor në Prishtinë, si dhe pas arrestimit të Naim Murselit, si porositës i vrasjes, nën inskenimin e një grabitjeje, por ende nuk ishte pronocuar pse kishte munguar në dhënin e lamtumirës, pasi varrimi i të ndjerës u krye dy herë.

Por, mesa duket, Pacolli nuk ka mundur të durojë më lajmet dhe ka bërë një deklaratë në rrjetet sociale, ku sqaron arsyen e mungesës.

"Nga largësia, vërej disa insinuata të individëve me sjellje skizofrenike që shfrytëzojnë tragjeditë si ajo e Liridonës për të tërhequr vëmendjen në platformat mediatike dhe krijuar ndonjë "imazh".

Është kritike të dallohen dhe kundërshtohen deklaratat paqëndrueshme dhe pa fakte të disa "debatuesve" apo "analistëve" që njollosin imazhin dhe reputacionin e të tjerëve vetëm për të përfituar vëmendjën publike. Kjo ndihmon në ngritjen e nivelit të bisedës dhe transparencës së informacionit për publikun, duke theksuar seriozitetin e mediave.

Për të sqaruar publikun, po ndjek një rrugë të gjatë dhe të planifikuar prej 6 muajsh, që më ka penguar të marrë pjesë në varrim (gjë për të cilën janë kujdesur vëllezërit, familja dhe bashkëpunëtorët e mi).

Lereni drejtesine ta thot fjalen e vet o ju qe ja futni kot!", shkruan Pacolli në Facebook.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH