Aktualitet

Nuk i deklaroi në Kakavijë, 27-vjeçarit i sekuestrohen mbi 13 mijë euro

Shkruar nga Liberale
Nuk i deklaroi në Kakavijë, 27-vjeçarit i sekuestrohen mbi 13

Një 27-vjeçar është proceduar nga policia, pasi nuk deklaroi në pikën kufitare të Kakavijës një shumë prej 13 mijë eurosh.

Mësohet se, gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin e linjës Athinë-Tiranë, në sediljen e drejtuesit, shtetasit me inicialet F. A., gjetën 13 100 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

I riu nuk e kishte deklaruar këtë shumë parash, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

NJOFTIMI I POLICISË

Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen 13 100 euro, procedohet në gjendje të lirë 27-vjeçari që nuk i deklaroi në kufi, sipas përcaktimeve ligjore.

Bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin e linjës Athinë-Tiranë, në sediljen e drejtuesit, shtetasit F. A., gjetën 13 100 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 27-vjeçari nuk e kishte deklaruar këtë shumë parash, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. A., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH