Aktualitet

Njohja e patentave shqiptare në Gjermani, Rama jep lajmin e mirë

Shkruar nga Liberale
Njohja e patentave shqiptare në Gjermani, Rama jep lajmin e mirë

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Gjermani lidhur me njohjen e patentave. Sipas tij, në muajin shkurt një ekip nga ministria e Transportit të Gjermanisë do të vijë në Tiranë ku do të bëhë edhe një raport për këtë çështje.

Rama u shpreh besimplotë se ky problem do të marrë zgjidhje shumë shpejt.

Edi Rama: Duke qenë se shumë miq këtu në këtë faqe më kërkuan të ngre me kancelaren çështjen e njohjes së patentave të drejtimit të automjeteve në Gjermani dua t'ju jap lajmin e mirë se në shkurt vjen një ekip i Ministrisë së Transporteve  të Gjermanisë për të bërë një raport për Berlinin zyrtar lidhur me këtë kërkesë. Kjo është një kërkesë e kahershme dhe Shqipëria e ka bërë prej kohësh. Duke qenë se në Berlin mikun e kemi më të fortë se kurrë unë kam besim se këtij halli të shqiptarëve në Gjermani po i vjen fundit.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH