Suplementi “Universitas” vjen çdo të shtunë në Gazetën Liberale, me rubrika të larmishme, zhanre të ndryshme, jo vetëm analiza politike, por edhe analiza për çështje të rëndësishme.
Në rubrikën “Polemika” do të gjeni një shkrim nga Klementin Mile me titull: "Njeriu: as besimtar as mëkatar".
"Në një shprehje që i atribuohet teologut të famshëm katolik, Saint Augustine, besimi fetar përkufizohet kështu: “Besimi është të besosh atë çka nuk sheh; shpërblimi i këtij besimi është të shohësh atë çka beson.”"
Ndërsa në rubrikën "Profil" do të gjeni një shkrim nga Vladimir Myrtezai me titullin: "Matura 2020"
"Jeta është një lavjerrës i çuditshëm, i shpejtë, saqë të duket se sa hap e mbyll sytë të përsërit gjendje të kaluara në një mënyrë të beftë e të pabesueshme. Kështu, m’u duk se isha në të kaluarën e largët, në ndjeshmëritë djegëse të kufijve ndarës, në ato kufij ku kishim rreshtuar trofetë e parë në mejdanin e marrëdhënieve fillestare e të sinqerta të rinisë sonë të djegur, si në një film të largët.", shkruan Myrtezai në nisje të shkrimit.
Më pas vjen pjesa e dytë e intervistës së Renato Cristinit për Nurenbergun e Komunizmit me “Ideologjia Chavez – Maduro është një nga përshtatjet e komunizmit”, nga Roberto Mansilla Blanco.
"Renato Cristin është një filozof e profesor i filozofisë ndërpretuese pranë Universitetit të Triestes, n’Itali, dhe nismëtar i fushatës botërore Appeal for Nuremberg Trials for Communism, i prirur për të gjykuar krimet historike të komunizmit. Në këtë intervistë të posaçme për Qué Vaina! i përgjigjet pyetjeve tona mbi këtë nismë, mbi rolin e komunizmit në ngjarjet e sotme e në një vështrim shumë kritik padit regjimin e zaptuar nga Nicolàs Maduro dhe Chavizmin në Venezuelë."
Në rubrikën "Campus" do të lexoni: "10/ 50/500: Ja formula e Klubeve Studentore UET/ 2020"
"Universiteti Europian i Tiranës vjen me një formulë të re sa i përket Klubeve Studentore. 10/50/500, janë shifrat që tregojnë përbërjen themelore të tyre. E thënë më thjeshtë, UET do të ketë në përbërjen e vet 10 klube studentore, me nga 50 anëtarë secili klub, duke shkuar në total në 500 studentë që janë pjesë e këtyre organizmave të rëndësishëm të jetës studentore. Viti akademik 2019-2020 ishte një vit eksperimental në lidhje me anëtarësimin dhe pas testimit të suksesshëm, është vendosur që kjo të jetë formula përcaktuese e vazhdimësisë së klubeve në UET."
Po ashtu në "Campus" do të gjeni edhe një shkrim me titull: Zhvillimi i kreativitetit, faktor përcaktues në formësimin e studentëve
"Trump kërkoi ndihmën e Kinës, luftë ligjore për librin e Boltonit", një "OP-ED" nga Giuseppe Sarcina.
Këto dhe shumë të tjera do t’i lexoni në fundjavë në suplementin “Universitas”. /Gazeta Liberale