Aktualitet

Një vit në krye të OSBE-së, Rama: Nga Kore e Veriut u bëmë drejtues

Shkruar nga Liberale
Një vit në krye të OSBE-së, Rama: Nga Kore e Veriut u

Kryeministri Edi Rama ka bërë bilancin e një viti kryesim të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Rama tha se në fillim Shqipëria është parë si Koreja e Veriut të Evropës dhe krejt papritur iu desh të merrte përgjegjësinë e drejtimit të një organizate të madhe.

Sipas tij, pavarësisht problemeve, krizave, pandemisë, Shqipëria ia doli me sukses.

“Një herë e një kohë ne ishim Koreja e Veriut e Evropës dhe krejt papritur na u desh të udhëhiqnim përmes një pandemie një organizatë kaq të madhe. Shanset na u përkeqësuan, shënuam përparim, negociuam përmirësimin e buxhetit për misionin e monitorimit në Ukrainë. Në këtë fazë gjithçka ishte kundër nesh, krizë përmbi krizë, por ne nuk hoqëm dorë. Pandemia COVID na pengoi rrugën, por ne ia dolëm. Shqipëria mori më shumë përgjegjësi se çdo vend tjetër”, tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH