Detaje të reja janë mësuar për ngjarjen e rëndë në Korçë, në lagjen numër 10 të qytetit të Korçës mbrëmjen e të dielës, ku Aleko Myrtollari ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij Marjola Myrtollari.
Ishte vajza 16 vjeçare ajo e cila ka lajmëruar policinë pasi ka gjetur nënën të plagosur.
Sipas informacioneve nga vendngjarja, thuhet se çifti kishin prej kohësh grindje mes njëri tjetrit. Sipas komshinjve, ata kishin 1 muaj e gjysmë që kanë shkuar nga Tirana në Korçë.
Probleme kanë patur vazhdimisht, dhe bashkëshorti ushtronte dhunë ndaj Manjola Myrtollarit. Në banesë kanë qenë fëmijët e çiftit, por autori (babai) i ka nxjerrë jashtë dhe më pas ka qëlluar disa herë më thikë bashkëshorten.
Nga ana tjetër, bëhet me dije se bashkëshorti konsumonte alkool, dhe rrinte shpesh i dehur. Ai punonte jashtë shtetit për pak muaj, ndërsa bashkëshortja ishte e papunë.