Aktualitet

Nga janari 2024, Xhaferi kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut

Shkruar nga Liberale
Nga janari 2024, Xhaferi kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut

Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim në mbledhjen e sotme ka vendosur që për kryeministër teknik ta propozojë kryeparlamentarin aktual Talat Xhaferi.

Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim ka vendosur që për kryeministër teknik ta propozojë krye-parlamentarin aktual Talat Xhaferi.

“BDI propozon Talat Xhaferin si kryeministër i Qeverisë e cila do të jetë në fuqi nga fundi i janarit e deri në zgjedhjen e Qeverisë së re”, deklaroi Bujar Osmani, Zëdhënës i BDI-së.

Lidhur me koalicionet parazgjedhore të mundshme, sipas Osmanit organet e partisë kanë autorizuar Ahmetin që të vazhdojë negociatat dhe t’i propozojë partisë përcaktimin me të cilin do të shkohet në zgjedhje.

Rendi ditës:

  1. Zhvillimet Politike në vend
  2. Parapërgaditjet për zgjedhjet
  3. Zgjedhjet brendapartiake
  4. Të ndryshme

Vendimet:

  1. Vendim për pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare
  2. Kryeministër i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga 28 janari do jetë Kryetari aktual i Kuvendit, Talat Xhaferi
  3. Shefi i Shtabit Qendror Zgjedhor për Zgjedhjet 2024 u zgjodh Fatmir Besimi
  4. Autorizohet Kryetari i Partisë që të vazhdojë diskutimet me partitë politike dhe të marrë vendim për koalicionet eventuale për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare”, thuhet në njoftimin e Bujar Osmanit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH