Më 14 korrik, këngëtarja Rita Ora do të publikojë albumin e saj muzikor titulluar "You and I".
Nëpërmjet muzikës, ajo do të sjellë historitë e saj të dashurisë. Rita Ora gjithashtu pranon se "humbi një pjesë të vetes" gjatë ngritjes së saj.
“Bëra paqe me pasqyrën, u desh gjithë ferri vetëm të dua veten", këndon ajo në një nga këngët e saj sipas The Sun.
"Ajo më thoshte të fshihja të gjitha të çarat në lëkurën time, por nuk mund të ecësh përpara pa ditur të falësh", thuhet në një tjetër këngë.
Rita gjithashtu këndon në disa prej këngëve të saj për dashuritë e saj të humbura, pasi më parë ka qenë në lidhje me DJ-in e famshëm Calvin Harris dhe vëllain e vogël të Kim Kardashian, Robert.
Por nuk është gjithçka fatkeqësi dhe errësirë, pasi Rita gjeti bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi.
Në "Rest of My Life" ajo këndon: “Një pjesë e të njëzetat e mia kisha frikë se mos humbas. Unë isha duke menduar për ty. Kjo mund të jetë pjesa tjetër e jetës sime”.